image Kosova në Botëror, Kurti uron vajzat henbolliste për suksesin e tyre historik në U-18

Sporte të tjera

Kosova në Botëror, Kurti uron vajzat henbolliste për suksesin e tyre historik në U-18

news image

Kryeministri Albin Kurti ka uruar vajzat kosovare henbolliste në U-18, të cilat sot u bënë kampione të garës “IHF Trophy Intercontinental”, që u zhvillua gjatë këtyre ditëve në Uzbekistan, shkruan Gazeta Sinjali.

Kurti përmes një postimi në rrjetet sociale ka shkruar se me katër fitore të njëpasnjëshme, ato arritën suksesin historik të Kosovës duke u kualifikuar në Kampionatin Botëror 2024.

“Shumë urime dhe shumë suksese në rrugëtimin e botërorit”, ka shkruar mes tjerash kryeministri Kurti.

View this post on Instagram

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_)

/Gazeta Sinjali/