image Kosova ndër shtetet përfituese, Austria ndan edhe një milion vaksina për Ballkanin Perëndimor

Shëndetësi

Kosova ndër shtetet përfituese, Austria ndan edhe një milion vaksina për Ballkanin Perëndimor

news image

Kancelari austriak, Sebastian Kurz ka njoftuar se vendi i tij do të dhurojë edhe një milion doza të vaksinave AstraZeneca për Ballkanin Perëndimor (Kosova, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia Veriore).

Ai bëri të ditur diçka të tillë, sipas mediumit austriak Heute, gjatë një vizite në New York, ku vizitoi selinë e Kombeve të Bashkuara dhe foli për pasojat e pandemisë.

“Një gjë është e qartë, ne duhet të bashkëpunojmë dhe ta mbështesim njëri-tjetrin. Duhet të mësojmë nga njëri-tjetri dhe të ndajmë shembuj të praktikës më të mirë”, deklaroi kancelari Kurz.

Siç tha ai, masat epidemiologjike do të shtrëngohen në Austri vetëm nëse është e nevojshme.

Shteti austriak herën e fundit ka ndarë 600 mijë vaksina për Ballkanin Perëndimor.  /GazetaSinjali/