image Kosova mposhtet nga Estonia në dy sporte për një ditë

Sporte të tjera

Kosova mposhtet nga Estonia në dy sporte për një ditë

news image

Përfaqësueset U20 të Kosovës në basketboll e në hendboll të premten e kishin një të përbashkët. Të dyja u mposhtën nga Estonia në kuadër të Kampionateve Evropiane të Divizionit B.

Në basketboll, Kosova U20 humbi nga Estonia me rezultatin 69:60. Ndeshja ishte për plasman përfundimtar nga pozitat 9 deri në 16. Rron Dahsyla i kishte 11 pikë e 11 kërcime te Kosova, ndërsa Bardh Istrefi i realizoi 18 pikë e shtatë kërcime.

Tani Kosova luan për plasman nga pozitat 13 deri në 16. Të shtunën përballet me Irlandën. Evropiani B në basketboll po zhvillohet në Mioveni të Rumanisë.

Ndërkohë në hendboll Evropiani U20 i Divizionit B po zhvillohet në Prishtinë.

Të premten Kosova pësoi 28:18 nga Estonia në garën për plasman nga pozitat prej 5 deri në 8. Olsi Mulaj ishte më efikasi me katër gola, por nga 11 tentime. Tani Kosova luan për vendin e shtatë me Lituaninë.


/GazetaSinjali/