Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka lëshuar letërrreshtim vendor kundër Millan Radoiçiqit, i njohur me nofkën ‘Mica’.
Në dokumentin e Gjykatës konfirmohet urdhërimi i lëshimit të letërrreshtimit vendor ndaj Millan Radoiçiq, në bazë të kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Radiçiq dyshohet se ka kryer veprën penale ‘pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal’ nga neni 283, paragrafi 3..
Emri i Millan Radojçiqit, i njohur më shumë për opinionin kosovar si nënkryetar i Listës Serbe, ndërsa në veri si sinonim i nëntokës, dhunës, kërcënimeve distribuimit të derivateve e narkotikëve, përmes të cilave ka arritur pasuri marramendëse, ndërlidhet edhe vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq.
Prokuroria Speciale e Kosovës kishte lëshuar fletarrest për të edhe në janar të këtij viti, si i dyshuar për përfshirje në rastin e Oliver Ivanoviqit, mirëpo Njësia Speciale e Policisë së Kosovës kishte dështuar ta arrestojë Radojçiqin në veri të Mitrovicës, aksion në të cilin ishin arrestuar 4 persona tjerë, përfshirë edhe pjesëtarë serbë të Policisë së Kosovës.