Federata e Boksit e Kosovës do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar të boksit “Mustafa Hajrulahoviç – Talijan”, i cili do të mbahet nga 28 korriku deri më 1 gusht 2026 në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës.
Kosova do të përfaqësohet nga tetë boksierë në kategori të ndryshme, duke vazhduar paraqitjet në arenën ndërkombëtare.
Pjesë e ekipit janë:
- Bashkim Bajoku (55 kg)
- Shpëtim Bajoku (70 kg)
- Taulant Jakupi (85 kg)
- Riad Isufi (55 kg)
- Lindor Shala (65 kg)
- Erdi Aliu (65 kg)
- Ensar Badallaj (70 kg)
- Flori Tarani (75 kg)
Delegacioni i Kosovës do të udhëhiqet nga trajneri Shefki Bogujevci, ndërsa gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli do të ndajë drejtësinë në turne dhe njëkohësisht do të jetë udhëheqës (Team Leader) i ekipit kosovar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!