Ambasadori amerikan, Christopher Hill, në një pritje në Beograd ka lëvduar dhe iu gëzua partneritetit ushtarak me shtetin serb, i cili do të përmirësohet tutje shtoi tutje.
Njoftimin e bëri Ambasada Amerikane në Beograd në rrjete sociale me rastin e 75 vjetorit të themelimit të Forcave Ajrore Amerikane që u shënua në Beograd. Njoftimin e titulloi në ‘X’ :“Partneriteti ministrisë së mbrojtjes dhe ushtrisë së Serbisë dhe ushtrisë serbe është një i partneritet i miqve të ngushtë. Së bashku më të fortë”.
Me atë rast Hill mbajti një fjalim ku theksoi partneritet ushtarak me Serbinë dhe besimin e tij se kjo miqësi do të zhvillohet më tutje.
“Jam shumë krenar që jam nikoqir i kësaj ngjarjeje këtu në Serbi, ku ushtria amerikane ka një marrëdhënie të ngushtë dhe me dobi të dyanshme me forcat e armatosura serbe. Fakt që dëshmohet qartë edhe me vizitën e John Harris nga Garda Kombëtare e Ioëa javën e kaluar”.
Më pas në fjalimin e tij diplomati më tej shtoi se partneriteti me Serbinë në përgjithësi do të thellohet edhe në fushat e tjera.
Partnerstvo @mo_i_vs i vojske SAD je partnerstvo velikih prijatelja. #jačizajedno pic.twitter.com/GKIoEND5Uh
— Američka ambasada (@USEmbassySerbia) September 18, 2023
“Mendoj se partneriteti ynë me Serbinë është shumë i rëndësishëm. Mendoj se ky partneritet do të thellohet më tutje gjatë bashkëpunimit tonë”.
Serbia është në kritika se nuk është përcaktuar plotësisht në politikën e saj të jashtme dhe të sigurisë, si partner dhe vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian.