image Kosova i kthehet stërvitjeve pas humbjes ndaj Rumanisë

Futboll

Kosova i kthehet stërvitjeve pas humbjes ndaj Rumanisë

news image

Pas humbjes nga Rumania (0:3) në ndeshjen hapëse të edicionit të ri të Ligës së Kombeve në Ligën C, Përfaqësuesja e Kosovës i është rikthyer stërvitjeve.

Në këtë stërvitje kanë marrë pjesë vetëm 13 futbollistë, të cilët nuk luajtën fare ose ishin zëvendësues në ndeshjen e fundit, ndërsa pjesa tjetër e ekipit që ishin titullarë ka zhvilluar seancë rigjeneruese në palestër brenda hotelit.

Stërvitjen e radhës Dardanët do ta zhvillojnë nesër paradite, derisa më pas do të udhëtojnë drejt Qipros.

Kosova do të luaj ndeshjen e radhës kundër Qipros, të cilën e zhvillojnë të hënën në Larnaca.

/GazetaSinjali/