image Kosova 'gjysmake' e bëri telashe Zvicrën, ia merr një pikë në Basel

Futboll

Kosova ‘gjysmake’ e bëri telashe Zvicrën, ia merr një pikë në Basel

news image

Kosova sonte përmbylli ëndrrën e saj për kualifikim në Euro 2024. Në një ndeshje kundër Zvicrës ku luajti pa lojtarët më të rëndësishëm, Kombëtarja kosovare mori një pikë nga barazimi 1:1 në Basel, raporton Gazeta Sinjali.

Ky barazim ia mundëson Zvicrës që të kualifikohet në Evropian, teksa Kosova nuk ka më asnjë gjasë që të vazhdojë tutje.

Golin e parë në Basel e shënoi Vargas në minutën e 47-të, ku e kaloi Zvicrën në epërsi.

E, pak minuta para se të përfundonte ndeshja, sulmuesi i Llapit, Muhamet Hyseni, bëri debutimin e ëndrrave me Kosovën, ku shënoi golin e barazimit vetëm nëntë minuta pasi u inkuadrua në lojë.

Kjo ndeshje e gjeti Kosovën me mungesa të shumta, pasi u paraqit pa kapitenin, Amir Rrahmani, Vedat Muriqin, Arijanet Muriç, Edon Zhegrovën e Milot Rashicën.

Ndonëse me mungesa të shumta, ‘Dardanët’ luftuan deri në fund për një rezultat pozitiv.

Përkrahje të madhe kishte edhe nga tribunat, ku dëgjoheshin vazhdimisht thirrjet thirrjet “Kosova, Kosova” dhe “O sa mirë me qenë shqiptar”.

/GazetaSinjali/