image "Kosova është zemra e Europës" – Vuçiq i mllefosur me qasjen e Gjermanisë

Rajon

“Kosova është zemra e Europës” – Vuçiq i mllefosur me qasjen e Gjermanisë

news image

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar pas deklaratës së të dërguarit të posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i cili tha se Kosova është zemra e Europës dhe se Berlini e mbështetë anëtarësimin e saj në Këshill të Europës.

I pari i Serbisë, Vuçiq, tha se dëshiron të heshtë në këtë rast, përcjell Gazeta Sinjali.

“Do të filloja, nëse më lejoni në një mënyrë tjetër, t’u drejtohem qytetarëve të Serbisë. Ndonjëherë në këto kohë është më e mençur të heshtni disa gjëra”, ka thënë presidenti serb në TV Prva.

Vuçiq komentoi edhe fjalët e ministrave të G7-ës, që i bënë thirrje Serbisë ta përshtatë politikën e saj me BE-në. Presidenti serb i quajti “politikë pa parime” dhe “presione brutale”, disa pjesë të deklaratës së G7-ës, ndërsa nuk u përmbajt duke shprehur nervozen e tij ndaj shteti gjerman.

Edhe britanikët sillen më korrekt se gjermanët, të paktën nuk do të përdorin sëpatën menjëherë“, tha Vuçiq.

Emisari i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka thënë të shtunën se Kosova është zemra e Europës dhe se i përket Këshillit të Europës, duke theksuar se e ka mbështetjen e plotë të Gjermanisë në këtë proces.

/GazetaSinjali/