image Kosova e shton edhe një shtet në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë në përhapjen e COVID-19

Kosovë

Kosova e shton edhe një shtet në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë në përhapjen e COVID-19

news image

Shteti i Portugalisë, është shtuar në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë. Banorët e këtij shteti nuk mund të hyjnë në Kosovë pa e poseduar një test PCR negativ.

Aktualisht, pjesë e kësaj liste janë 16 shtete, : Spanja, Franca, Britania e Madhe, Holanda, Rumania, Belgjika, Çekia, Austria, Irlanda, Hungaria, Sllovakia, Luksemburgu, Islanda, Sllovenia, Malta dhe Portugalia.

Të gjitha këto shtete kanë mbi 120 raste të infektimeve në 100 mijë banorë, gjë që i bën të jenë pjesë e listës së shteteve me rrezik të lartë.

Por, si vendoset që një shtet ka rrezik të lartë të infektimit?

Në Ministrinë e Shëndetësisë kanë deklaruar se Kosova vepron në bazë të listës së publikuar në web faqen e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), listë kjo që përditësohet vazhdimisht.

“Lista është e publikuar në web-faqen e ECDC dhe në bazë të saj veprohet edhe në Kosovë. Me rrezik të lartë konsiderohen vendet që kanë mbi 120 raste të infektimeve në 100.000 banorë”, kanë deklaruar nga Ministria./ Gazeta Sinjali/