Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit në detyrë për Ballkanin Perëndimor dhe Çështjet e Holokaustit, Mark Fleming, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli.
Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada e Kosovës në ShBA, e cila ka njoftuar se gjatë takimit u diskutua për partneritetin dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.
“Ambasadori Dugolli pati kënaqësinë të mirëpriste Mark Fleming, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit në detyrë për Ballkanin Perëndimor dhe Çështjet e Holokaustit, në Ambasadë”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, ambasadori Dugolli e ka uruar zyrtarin amerikan për detyrën e re, duke theksuar gatishmërinë për të forcuar bashkëpunimin dypalësh.
“E uruam për detyrën e re dhe ritheksuam përkushtimin tonë për forcimin e bashkëpunimit dhe avancimin e prioriteteve tona të përbashkëta”, thuhet më tej në njoftimin e Ambasadës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!