image Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe synojnë thellimin e marrëdhënieve ekonomike

Kosovë

Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe synojnë thellimin e marrëdhënieve ekonomike

news image

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ministren për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Emirateve të Bashkuara Arabe, Reem Ebrahim Al Hashimy, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, në këtë bisedë u diskutua për thellimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Emirateve përmes implementimit të marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik.

Sipas saj, Kosova synon që përmes pjesëmarrjes në ngjarjen “Dubai Expo 2020” të zbulojë potencialin e vendit dhe rinisë së saj.

“Emiratet e Bashkuara Arabe janë një partner i ardhshëm ekonomik, që do të zbulojë potencialin e vendit e rinisë sonë të mrekullueshme, për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe shkëmbime në fusha të interesit të përbashkët. Këtë potencial Kosova synon ta kapitalizoj përmes pjesëmarrjes në ngjarjen më spektakolare të shekullit ‘Dubai Expo 2020’”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Gazeta Sinjali/