Forca e Sigurisë së Kosovës pritet të pajiset me 40 fluturake të vëzhgimit dhe filmimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shephard njofton se përmes programit FMS, Kosova do të marrë pajisje “RQ-20 Puma Long Endurance (LE) UAS” të prodhuara nga Aero Vironment.
Kjo e fundit që ka qenë ofertuesi i vetëm duhej të përfundonte punën prej 11 milionë dollarësh deri më 25 janar.
Shephard Defense Insight thotë se Kosova ka porositur 40 njësi, ku kostoja për një njësi llogaritet se kap shifrën e 215 mijë dollarëve.
Puma LE janë fluturake që lëshohen me duar dhe shërbejnë për mbikëqyrje territorit. Ato mund të qëndrojnë në ajër 5,5 deri në 6,5 orë, ndërsa kanë të instaluar një bateri Puma Smart 2500.