image Kosnett viziton KQZ-në, i kujton rolin e saj

Kosovë

Zgjedhje/ Kosnett viziton KQZ-në, i kujton rolin e saj

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është vizituar gjatë ditës së sotme nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, i cili është pritur nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

Kryetarja Daka e vlerësoi lartë vizitën e ambasadorit në këtë fazë të rëndësishme të angazhimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ambasadori Kosnett shprehu mbështetje për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 6 tetor 2019.

Në mesazhin e tij ambasadori Kosnett vuri theksin në rolin thelbësor të KQZ-së për proceset demokratike në Republikën e Kosovës si dhe përgëzoi KQZ-në për punën e deritanishme, duke e inkurajuar për të vazhduar në këtë drejtim.

Ambasadori Konsett bashkëbisedoi me anëtarët e KQZ-së lidhur me procesin zgjedhor, të cilët e falënderuan ambasadorin amerikan për vizitën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përkrahjen e vazhdueshme të Republikës së Kosovës në përgjithësi dhe KQZ-në në veçanti.

Anëtarët e KQZ-së shprehën përkushtimin e përbashkët për të punuar në përmbushjen e detyrave kushtetuese dhe ligjore në organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.