Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnet ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me thashethëmet se disa parti në vend po përdorin taktika për t`ia hequr të drejtën e votimit qytetarëve.
“Të shqetësuar për thashethemet se disa parti tashmë përdorin kërcënime dhe taktika të fshehta me të cilat po synojnë për ta ulur konkurrencën ose për t`ia hequr të drejtën e votimit qytetarëve. Për popullin e Kosovës: nëse shihni dikë që po dëmton demokracinë tuaj, flisni.”, ka thënë Kosnett në profilin e tij në Twitter. /Sinjali/