image Korriku “ftohet” në Kosovë, temperaturat sot nën mesataren mujore

Kosovë

Korriku “ftohet” në Kosovë, temperaturat sot nën mesataren mujore

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë orëve të para të ditës janë regjistruar reshje shiu në shumicën e stacioneve meteorologjike në vend.

Sasia më e madhe e reshjeve është matur në Komoran, ku kanë rënë 15.0 milimetra shi.

Sipas IHMK-së, temperatura e ajrit në orën 14:00 ka qenë mesatarisht 14.9°C, me ndryshime në varësi të rajoneve dhe lartësisë mbidetare.

Instituti ka bërë të ditur se mesatarja mujore e temperaturave gjatë muajit korrik në Kosovë është 21.4°C, ndërsa temperatura e regjistruar sot ka qenë 7.4 gradë Celsius nën këtë mesatare.

IHMK ka rikujtuar se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, më 25 korrik 2025, në Kosovë ishin shënuar temperatura rekord historike, ku në Klinë ishin regjistruar 42.5°C.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/