Korrespodentja e Kyiv Post, Ivana Stradner pretendon se së shpejti mund të ketë përshkallëzime të reja në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Përmes një shkrimi në Twitter, Stradner ka thënë se një gjë të tillë tashmë e kanë bërë të ditur mediat në Serbi, ndërkohë që Rusia sipas saj po i rregullon kushtet e informimit.
Ajo tutje ka thënë se nëse ndodh një gjë e tillë, BE dhe NATO do të reagojnë në rrjete sociale për të treguar se sa të shqetësuar janë.
“NATO dhe BE do të lëshojnë një postim tjetër në Twitter për të thënë se sa të shqetësuar janë”, ka shkruar ajo.
It looks like there will be new tensions and escalations between Serbia and Kosovo soon. No surprise. 🇷🇸 media has already announced it. 🇷🇺 media is setting informational conditions. NATO and the EU will just issue another tweet how concerned they are.
— Ivana Stradner 🇺🇸🇺🇦 (@ivanastradner) September 6, 2023