image Koronavirusi, Vuçiç 'video-takim' me Merkel, bisedohet edhe për Kosovën

Botë

Botë/ Koronavirusi, Vuçiç ‘video-takim’ me Merkel, bisedohet edhe për Kosovën

news image

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk do të udhëtojë në Berlin për t’u takuar me kancelaren gjermane Angela Merkel ashtu siç ishte planifikuar, por do të flasë me video, shkruan media serbe N1.

Presidenti serb duhej të udhëtonte për në Berlin gjatë fundjavës, por kjo vizitë u anulua për shkak të koronavirusit.

Në vend të takimit në Berlin, Vuçiç dhe Merkel ranë dakord të zhvillojnë një video konferencë të hënën në orën 12:00, deklaroi zyra e presidentit.

Presidenti i Serbisë dhe kancelarja gjermane do të diskutojnë për Kosovën, marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve, situatën në rajon, integrimet evropiane, dhe koronavirusin. /Gazeta Sinjali/