Njëra nga masat e ndërmarra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit është lejimi i qarkullimit të autobusëve urbanë në Prishtinë, me 50 për qind të kapaciteteve të tyre, shkruan Gazeta Sinjali.
Në një video e cila është realizuar nga një qytetar, shihet autobusi urban i linjës 10 në të cilin nuk po respektohen masat anti-COVID.
Që nga 1 dhjetori, Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që në të gjitha linjat e autobusëve urbanë transporti të jetë falas për qytetarët./Gazeta Sinjali/