image Koronavirusi: Numri i të vdekurve shkon në 132, mbi 6 mijë persona të infektuar

Siguri

Kina/ Koronavirusi: Numri i të vdekurve shkon në 132, mbi 6 mijë persona të infektuar

news image

Numri i viktimave në Kinë nga konoravirusi ka shkuar në 132. Autoritetet kineze kanë vendosur rregulla të forta për personat që duan të lëvizin nga një vend në tjetrin.

Numri i të prekurve nga virusi vdekjeprurës ka kaluar mbi 6 mijë, ndërkohë janë regjistruar mbi 132 viktima, sipas TCh.

Gazetarja e Radios së Jashtme të Kinës, Xhan Jan, ka thënë se një lajm i mirë është se deri më tani 60% e të prekurve janë të raportuar në provincën Hubaj dhe 95% e viktimave gjithashtu përqendrohen atje.

“Një lajm i mirë është se deri më tani 60% të prekurve janë të raportuar në provincën Hubaj dhe 95% e viktimave gjithashtu përqendrohen atje, d.m.th përveç kësaj province raste të tjera, në krahina të tjera janë në mënyrë të shpërndarë. Nëse situata në provincën Hubaj është në kontroll për pjesën tjetër duhet të relaksohemi pak se aty mund të deklarojmë gjysmë fitore”, shton më tej.

“Shtetas të huaj, ata që dëshirojnë të largohen nga Kina, pasi kalojnë në procedurat e duhura mund të largohen. Mund të themi se Kina ka nisur një plan për prodhimin e vaksinës, projekti do të udhëhiqet nga një spital në Shangai dhe një grup ekspertësh. Pritet që vaksina të jetë gati për testim brenda 40 ditësh. Studiuesit kinez kanë bërë prova, janë përzgjedhur 30 barna ekzistuese dhe disa barna tradicionale kineze të cilat besohen se kanë efekte terepautike kundra koronavirusit”, ka thënë Xhan Jan.