image Koronavirusi në Shqipëri/ 48 të infektuar në 24 orët e fundit

Shqipëri

Koronavirusi në Shqipëri/ 48 të infektuar në 24 orët e fundit

news image

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 48 qytetarë të infektuar me COVID-19, nga 864 testime të kryera.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se sot nuk është shënuar asnjë viktimë si pasojë e virusit.

Ndërkaq, janë 617 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 31 pacientë, nga të cilët 6 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 45 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,984 që nga fillimi i epidemisë.

/GazetaSinjali/