Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur katër persona si pasojë e COVID-19 në Mal të Zi, njofton Gazeta Sinjali.
Kurse, pas 422 mostrave të marra në Institutin e Shëndetit Publik, 112 persona kanë rezultuar pozitivë me këtë sëmundje infektive.
Qyteti në të cilin u raportuan numri më i lartë i personave të infektuar brenda 24 orëve është Podgorica, me 60 raste gjithsej.
Deri më tani 266 persona kanë vdekur nga COVID-19 në këtë vend. /Gazeta Sinjali/