image Koronavirusi, më shumë të shëruar sesa të infektuar në Maqedoni

Rajoni/ Koronavirusi, më shumë të shëruar sesa të infektuar në Maqedoni

news image

Për herë të parë që nga nisja e Pandemisë së COVID 19, në Maqedoninë e Veriut numri i të shëruarve është më i lartë se ai i të prekurve.

24 persona nga lista e të infektuarve, që kuroheshin në kushte shtëpiake, kalojnë në atë të të shëruarve, duke e çuar numrin e përgjithshëm 224.

Ndërkohë i vogël është edhe numri i të prekurve. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar vetëm 7 raste të reja. Prej tyre, 3 në Tetovë, 2 në Kumanovë dhe 2 në Koçan, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1231, në 20 qytete.

Ndërsa një 70 vjeçar nga Labunishta ka ndërruar jetë si pasojë e gjendjes së rëndë nga Koronavirusi.

Ministri Filipçe rezultatet që ditëve të fundit tregojnë trend ulje, i shpjegon me numrin e zvogëluar të testeve të bëra gjatë festave dhe shton se piku i të infektuarve ende nuk ka kaluar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 207 testime, gjithsej janë bërë 12340 testime. /Gazeta Sinjali/