image Koronavirusi, Irani tejkalon Kinën për nga numri i viktimave, mbi 3 mijë të vdekur

Shëndetësi

Botë/ Koronavirusi, Irani tejkalon Kinën për nga numri i viktimave, mbi 3 mijë të vdekur

news image

Irani është ndër vendet më të prekura në botë nga koronavirusi.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 158 pacientë nga Covid-19, duke e çuar në 3,452 numrin total të vdekjeve.

Tashmë Irani ka tejkaluar Kinën për numrin e vdekjeve, pasi vendi ku shpërtheu virusi ka 3,326 viktima.

Ndërkohë numri i të infektuarve në vend ka shkuar në 55,743./Gazeta Sinjali/