image Koronavirusi ia ndryshon planet për koncertet e planifikuara, Justin Bieberit

Bota e Yjeve

Showbiz/ Koronavirusi ia ndryshon planet për koncertet e planifikuara, Justin Bieberit

news image

Turneu i këngëtarit Justin Bieber është duke ndjerë pasojat e koronavirusit, pasi ai është duke zvogëluar hapsirat e vendeve ku pritet të mbajë koncertet, për shkak të virusit.

Bieber kishte në plan të shfrytëzonte hapsira të mëdha si stadiume, që kishte planifikuar të promovoj albumin e tij jashtëzakonisht të suksesshëm “Changes”, transmeton Gazeta Sinjali.

Të premtën u njoftua se ata kanë anuluar mbajtjen e këtyre koncerteve në stadiumet në Cleveland, Detroid, Arlington, Columbus dhe Nashville, duke u transferuar nëpër arenat lokale, me ç’rast kanë ulur numrin e ulësve pothuajse për gjysmë.

Rezulton që vetëm 3 ditë pasi Justin njoftoi turneun e tij, frika nga koronavirusi u rrit në masë të madhe duke shkaktuar panik te publiku.

Para se të ‘lulëzonte’ koronavirusi, shitjet e biletave ishin shumë të suksesshme, por më pas u ngadalësuan nëpër shumicën e tregjeve.

Burime pranë këngëtarit kanë njoftuar për mediat më prestigjioze ndërkombëtare, se organizatorët kanë preferuar të zëvendësojnë stadiumet me arena më të vogla, për shkak se ata nuk preferojnë një stadium ku mund të mbetej gjysmë i zbrazët.

Justin nuk është i vetmi artist që ndjeu efektet e koronavirusit, pasi edhe disa koncerte të planifikuar në Austin të Teksasit, u anuluan këtë javë. /Gazeta Sinjali/