image Koreja e Jugut djeg të gjitha paratë e gatshme, shkak koronavirusi

Botë

Botë/ Koreja e Jugut djeg të gjitha paratë e gatshme, shkak koronavirusi

news image

Përhapja e vazhdueshme e koronavirusit po detyron institucionet në mbarë botën të rimendojnë shumë ndërhyrjen me anë të një mjeti të veçantë që kanë në dorë – paratë e gatshme.

Në fund të javës, Banka Qendrore e Koresë së Jugut ka deklaruar se çdo lloj pagese me para në dorë do të ndalohen ose pezullohen për një afat të pacaktuar, pasi paraja, si objekt shkëmbimi ka qarkullimin më të lartë se çdo gjë tjetër dhe mund të shërbejë si mënyrë transmetimi i virusit. Të gjitha paratë e gatshme aktuale është vendosur të digjen, përcjell Telegrafi.

Kështu edhe Koreja e Jugut po e ndjek iniciativën e Kinës rreth pastrimit të thellë të parave potencialisht të infektuara. Në Kinë, më herët paratë u trajtuan me dritë ultravjollcë dhe temperatura të larta, ose në disa raste edhe u shkatërruan plotësisht. Paratë e trajtuara vijnë nga zona të infeksionit me rrezik të lartë, siç janë spitalet.

Ndërkohë, edhe muzeu i Louvreit në Paris ka ndaluar përdorimin e parave të gatshme, në mesin e shpërthimit të virusit nëpër Evropë.

Kujtojmë se virusi vdekjeprurës korona deri tani është përhapur në mbi 80 vende në tërë globin./GazetaSinjali/