image Koordinatorët 'koordinohen' të heshtin pasi u shkarkuan nga Qeveria Kurti

Kosovë

Vendim/ Koordinatorët ‘koordinohen’ të heshtin pasi u shkarkuan nga Qeveria Kurti

news image

Qeveria Kurti ka shkarkuar të gjithë koordinatorët e emëruar nga Qeveria Haradinaj në kohën sa ishte në detyrë.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar ish-koordinatorin për Kulturë, Rexhep Hotin por ai nuk ka pranuar të flas për këtë vendim të Qeverisë Kurti.

“Nuk e komentoj”, ka thënë Rexhep Hoti gjatë një bisede telefonike.

Burim Ramadani, ish-koordinator për Integrim dhe Anëtarësim në NATO po ashtu nuk ka pranuar të flas. Ramadani në një bisedë telefonike nuk ka pranuar as t’i shtrohet pyetja duke thënë “Veç të përshëndes shoku jem”.

“Përshëndetje! Po, Burimi jam, veç të përshëndes shoku jem”, ka thënë Ramadani.

Besnik Tahiri ditë më parë kishte thënë për Gazetën Sinjali se Albin Kurti nuk mund ta shkarkojë atë pasi ai e ka dorëzuar detyrën. Ai kishte deklaruar se vendimin e dorëzimit e ka bërë publik në dhjetor të vitit të kaluar.

Avullah Hasani ka dhënë dorëheqje dje nga pozita e shefit të Task Forcës Kundër Narkotikëve te të rinjtë dhe Siguri në shkolla. Lidhur me dorëheqjen e tij është njoftuar edhe kryeministri Kurti.

Me vendimin e sotëm të Qeverisë Kurti, nënkuptohet se sot u shkarkua edhe Mendim Rugova nga posti i Koordinatorit Nacional për Ndryshime Klimatike dhe Çështje të Ambientit, Fatos Makolli nga posti i Koordinatorit kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit. /Gazeta Sinjali/