image Konvertimi i patentë shoferëve nga ilegalë në RKS, deri tani kanë aplikuar 512 persona

Kosovë

Konvertimi i patentë shoferëve nga ilegalë në RKS, deri tani kanë aplikuar 512 persona

news image

Më 10 maj ka nisur procesi i konvertimit të patentë shoferëve të lëshuar nga strukturat jo legale të Serbisë në patentë shoferë të Republikës së Kosovës.

Që nga ajo ditë deri dje, për t’u pajisur me patentë shoferë legalë, kanë aplikuar 512 persona. Për këtë vendim të MPB’së ka pasur reagime pozitive nga ndërkombëtarët.

Ministria e Punëve të Brendshme më 8 maj njoftoi se pas dy ditësh do të nisë procesi i konvertimit të patentë shoferëve jolegalë në legalë.

“Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët se nga data 10 maj 2024 do të fillojë procesi i konvertimit të patentë shoferit të lëshuar nga strukturat jo legale serbe në patentë shoferi të Republikës së Kosovës dhe do të zgjasë deri me 9 gusht 2024”, thuhet në njoftimin e 8 majit.

Që nga 10 maji deri më 28 maj, MPB në një përgjigje ka thënë se për konvertimin e patentë shoferëve kanë aplikuar 512 persona.

“Numri i aplikimeve për konvertimin e patentë shoferëve nga ata të strukturave ilegale serbe në patentë shofer zyrtar të Republikës së Kosovës nga data 10 maj deri me 28 maj është 512”, kanë thënë nga Ministria që udhëhiqet nga Xhelal Sveçla.

/GazetaSinjali/