Dogana e Kosovës në bashkëpunim me policinë e Kosovës kanë identifikuar një automjet të dyshimtë në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë i cili po transportonte cigare të kontrabanduara.
Automjeti pati 250 mijë copë cigare pa banderola të kontrabanduara të cilat u sekuestruan, teksa shoferi ka ikur nga vendi i ngjarjes.
“Me këtë rast në automjet janë gjetur 250,000 copë cigare pa banderola të kontrabanduara, shmangiet e llogaritura nga taksat e aplikueshme janë 15,885.00 euro”, thuhet në njoftim.
Dogana përmes një njoftimi ka bërë të ditur se për këtë rast janë njoftuar edhe organet e prokurorisë dhe kanë filluar hetimet penale.