image Kontenieri bie nga kamioni, 19 të vdekur e dhjetëra të plagosur në Indi

Botë

Kontenieri bie nga kamioni, 19 të vdekur e dhjetëra të plagosur në Indi

news image

Të paktën 19 persona kanë humbur jetën në një aksident në jug të Indisë, pasi një kontenier ra nga një kamion dhe u përplas me një autobus pasagjerësh.

“Kishte rreth 48 njerëz në autobus, dhe disa prej tyre janë në gjendje kritike,” tha një zyrtar për BBC.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:30 të mëngjesit me kohën lokale tha policia.

Autobusi ishte në një autostradë kur kontejneri rrëshqiti nga kamioni, i cili ishte në korsinë e kundërt. Pastaj u rrotullua në anën tjetër, duke u përplasur me autobusin.

Autobusi Volvo, në pronësi të korporatës shtetërore të transportit Kerala, po udhëtonte nga qyteti Bangalore për në Kerala. /Gazeta Sinjali/