image Kontejnerët “e panevojshëm”, qytetari gjuan bërllog në tokë (VIDEO)

Sinjalizime

Kontejnerët “e panevojshëm”, qytetari gjuan bërllog në tokë (VIDEO)

news image

Problemi me mbeturinat po vazhdon të jetë ndër më i madhi për qytetarët e vendit. Pamjet e rrugëve të mbushura me to nuk janë të rralla në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Pavarësisht se janë të vendosura nëpër hapësira publike shportat dhe kontejnerët, ka raste që qytetarët nuk i vendosin mbeturinat në to mirëpo pranë tyre, duke ndotur kështu hapësirat e lagjes ose vendit ku ato janë të vendosura.

Në pamjet që ka dërguar një sinjalizues në adresën e Gazetës Sinjali, shihet një qytetar teksa hedh sasi të madhe të mbeturinave nga rimorkioja në tokë e nuk i hedh ato në kontejnerët që janë pranë rrugës.

Sipas sinjalizuesi kjo ka ndodhur sot në lagjen Arbëria të Prishtinës. /GazetaSinjali/