image Kontaminohet lumi, ngordhin peshqit

Kosovë

Kontaminohet lumi, ngordhin peshqit

news image

Shoqata e peshkatarëve rekreativ sportiv “Trofta” nga Peja raporton se në Lumbardhë po ndodh përsëri katastrofa.

Ata kanë fotografuar peshqit e ngordhur dhe gjendjen e tmerrshme të ujit. Peshkatarët deklarojnë që kjo ndotje po vjen nga fabrika e djathit e cila po i shkarkon mbetjet në lum.

Kjo Shoqatë kërkon reagim dhe përkrahje institucionale që të ndalet hedhja e mbetjeve në ujë, dukuri kjo shumë vjeçare./Sinjali/