Shoqata e peshkatarëve rekreativ sportiv “Trofta” nga Peja raporton se në Lumbardhë po ndodh përsëri katastrofa.
Ata kanë fotografuar peshqit e ngordhur dhe gjendjen e tmerrshme të ujit. Peshkatarët deklarojnë që kjo ndotje po vjen nga fabrika e djathit e cila po i shkarkon mbetjet në lum.
Kjo Shoqatë kërkon reagim dhe përkrahje institucionale që të ndalet hedhja e mbetjeve në ujë, dukuri kjo shumë vjeçare./Sinjali/