image Konspiracionet në botëkuptimin e përgjithshëm për konspiracionistët në kohë pandemie - Sinjali

Konspiracionet në botëkuptimin e përgjithshëm për konspiracionistët në kohë pandemie

news image

Konspiracionet nuk janë efektive dhe të besueshme kur ato publikohen dhe trajtohen nga disa konspiracionistë.

Shkruan: Rron Kastrati, Psikolog

Nëse konspiracionet janë sekrete dhe ekzistojnë, atëherë nuk do publikoheshin kurrë dhe habitor është fakti kur disa konspiracionistë mendojnë se kur publikojnë konspiracione apo hipoteza konspiracioniste, i destruktivizojnë planet “djallëzore” të shoqërive sekrete, e për disa të tjerë kur flasin për predikime konspirative që nxitën nga adrenalina manike e paranojës, duhet të shqyrtohen simptomatologjitë klinike dhe ashpërsia e këtyre simptomave.

Konspiracionet meritojnë trajtim analitik nga jokonspiracionistët të cilët duhet të jenë të prirur me inteligjencë emocionale dhe aftësi metakognitive të pandikuara nga filmat Netflix dhe ato triler e aksion. Jeta është ose jo rastësore, për qeniet njerëzore nuk mjaftojnë vetëm nevojat fiziologjike, por edhe pika kulminante e realizimit të potencialeve tona dhe deri më sot, shkenca bashkë me teknologjitë e sofistikuara na kanë shërbyer shumë.

Imagjinoni kur një konspiracionist servon konspiracione episodike, ndonëse të asocuara njëra me tjetrën e që për mendjet analitike kanë lidhje false sepse emocioni i dramaturgjisë shpirtërore te konspiracionistët preferon t’i përjetojë këto ndjesi sikurse të ishte ndonjë shpëtimtar bote dhe kjo e furnizon konspiracionistin të përjetojë vetëkënaqësi, vetëvlerësimi dhe vetëbesimi superior./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin