Derisa mundësia e lidhjes së një koalicioni mes LDK-së dhe VV-së është përmendur si mundësi reale, kjo çështje po duket goxha vështirë e arritshme. Kjo për shkak të deklaratave thumbuese në adresë të njëra tjetrës.
Në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, ish-shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes Glauk Konjufca ka thënë se Vjosa Osmani është e ndërtuar për kryetare të parlamentit.
“Kur t’i analizoni figurat politike më e bukura është ajo që personave të caktuar ua gjen vendin e duhur. Më duket që në rastin e Albinit me Vjosen , spo e them për herë të parë. Vjosa Osmani është e ndërtuar për kryetare të parlamentit. Me qenë kryetare e parlamentit nuk është më pak e denjë sesa me qenë kryetare e qeverisë, kjo nuk është padenjësi. Në politikë nuk janë krejt për kryeministra e as per kryetarë të parlamentit. Me se miri është me e ditë secili hallin vetes”, ka thënë Konjufca.