image Konjufca: Zhvillimi ekonomik nuk bëhet me plan në letër apo referat

Politikë

Fushatë/ Konjufca: Zhvillimi ekonomik nuk bëhet me plan në letër apo referat

news image

Ish-shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, tani kandidat edhe për një mandat tjetër për deputet, Glauk Konjufca, ka folur për konceptin e VV-së për zhvillimin ekonomik të vendit.

I ftuar në T7 për të paraqitur vizionin e partisë për zhvillimin ekonomik, ai ka thënë se edhe pse nuk është ekonomist në masën në të cilin është politikan, ka njohje bazike të problemeve ekonomike që i ka Kosova.

“Së pari duhet me ditë, me kuptu cilat janë problemet e tani me ofru zgjidhje. Janë së paku 100 probleme kapitale të cilat një qeveri e ardhshme duhet me i zgjidhë, e që 50 për qind e këtyre problemeve janë probleme ekonomike”.

Konjufca tha se Lëvizja Vetëvendosje konsideron që zhvillimi ekonomik i vendit nuk bëhet me një plan në letër, që sipas tij, e kanë bërë deri tani qeveritë paraprake.

“VV e ka një model të zhvillimit ekonomik ndryshe, jo që shteti me qenë planifikues në letër, e me e shkru si referat planin ekonomik.
VV beson një teori që e kanë provuar shumë shtete të zhvilluara,  e kanë aplikuar me shumë sukses dhe kjo konsiderohet një lloj aplikimi i suksesshëm i teorisë në praktikë.

Sipas Konjufcës, zhvillimi ekonomik i vendit, ka ngecur pikërisht për shkak të politikave të dobëta që janë aplikuar deri tani, e që siç tha ai, VV do ti reformoj rrënjësisht. /Gazeta Sinjali/