image Konjufca: UÇK-ja nuk ka arkiva

Politikë

Konjufca: UÇK-ja nuk ka arkiva

news image

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca ka folur për “arkivat e UÇK-së”, ku ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka arkiva, shkruan Gazeta Sinjali.

Konjufca tha se deklarata e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi për hapjen e arkivave të UÇK-së, është keqkuptuar dhe se UÇK-ja nuk ka arkiva.

Jo, kjo mendoj që ka qenë një keqkuptim, është deviju nga disa. Nuk ka arkiva të UÇK-së, ka arkiva vetëm të Republikës së Kosovës. Ky arkiv është ndërtuar për vite të tëra. Arkiv më i hapur se i Kosovës në botë nuk mendoj që ekziston. S’ka arkiva të UÇK-së”, tha Konjufca në Rubikon.

Kryeparlamentari i Kosovës, tha se ka vetëm arkiva shtetërore të Kosovës, të cilat janë të hapura për të gjithë.

“Në arkivin shtetëror të Kosovës, mund të jenë të dokumentuar edhe pjesë që kanë të bëjnë me luftën tonë të lavdishme të UÇK-së, aty ka incizime të gazetarëve, madje edhe duke kënduar, vetëm këto janë. Krejt kanë dal në televizonin publik të Kosovës.

Na jemi të hapur arkivi shtëtëror i Kosovës, për tërë botën, hiq s’kemi cka mshefim. Na duhet të themi e kemi vetëm një arkiv dhe krejt Bashkësia Ndërkombëtare ka qasje në atë arkiv”, tha Konjufca.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, pak ditë në një konferencë për media ka folur për takimet dy ditore që ka pasur në Bruksel me palën serbe dhe Emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, ku Bislimi tha se pala serbe është dakorduar që të hapen arkivat shtetërore. /GazetaSinjali/