image Konjufca thotë se një prej arsyeve pse u ngrit aktakuza nga Specialja është presioni për marrëveshje me Serbinë

Politikë

Konjufca thotë se një prej arsyeve pse u ngrit aktakuza nga Specialja është presioni për marrëveshje me Serbinë

news image

Ish ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, tha se janë dy drejtime pse është ngritur aktakuza nga Specialja ndaj presidentit Hashim Thaçit dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.

Njëra është për shkak të një presioni ndërkombëtar për t’u arritur një marrëveshje me Serbinë, ndërsa tjetra mund të jetë ajo që Thaçi e ka përmendur, pastrimi nga njollosja, që kanë ngritur këto dyshime Serbia e Rusia.

“Për hirë të opinionit publik, është e dëmshme mu stërhollu, janë dy drejtime, drejtimi i parë është që ska lidhje me drejtësinë, që është një instancë politike dhe që është një presion, për të arritur marrëveshje me Serbinë. E dyta është që vet Thaçi ka thënë, “ne duhet ta bëjmë këtë sepse kjo do të na pastrojë”, ky ka qenë argumenti i Thaçit, sa herë që ne jemi ballafaquar në Kuvend”, tha Konjufca në Desku.

Ndërkaq, Konjufca tha se vet Thaçi ka bërë trysni ndaj deputetëve të Kuvendit për t’u votuar Gjykata Speciale.

“Ka qenë vet Thaçi i cili e ka ushtruar trysninë kryesore për t’i bindur deputetët që të votohet Gjykata Speciale”, u shpreh Konjufca./ Gazeta Sinjali/