image Konjufca shpjegon reciprocitetin sesi duhet vendosur ndaj Serbisë

Kosovë

Konjufca shpjegon reciprocitetin sesi duhet vendosur ndaj Serbisë

news image

Ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca, tha se ne duhet të listojmë dokumentet për të parë çka nuk njeh Serbia, t’i kthehen në të njejtën mënyrë.

“Serbia nuk i njeh 10 dokumente të shtetit të Kosovës, ne i listojmë cilat janë ato, tash nëse një kamion i yni do të shkojë me mall në Serbi, policia e ndal dhe polici e kthen kamionin sepse nuk e njeh, atëhere ne duhet të bëjmë të njejtën”, u shpreh Konjufca.

Konjufca deklaroi se kështu heqet taksa dhe vendoset masa e reciprocitetit.

Ai gjithashtu theksoi që punën e reciprocitetit e kishin edhe në fushatë dhe këtë e dinte edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, por që sipas tij kjo e fundit ndryshoi rrugës./ Gazeta Sinjali/