image Konjufca shkruan disa fjalë për vdekjen e Haki Rugovës

Kosovë

Konjufca shkruan disa fjalë për vdekjen e Haki Rugovës

news image

Kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka shkruar në profilin e tij zyrtar për rastin e vdekjes së ish-kryetarit të Istogut, Haki Rugova.

Me pikëllim morëm lajmin për vdekjen e papritur të ish-kryetarit shumëvjeçar të komunës së Istogut, Haki Rugova. Ngushëllime miqve, familjes Rugova, kryesisë së LDK-së dhe qytetit të Istogut! Lutem që të prehet në paqe shpirti i tij“, ka shkruar Konjufca në Facebook.

Haki Rugova ka qenë kryetar i Istogut për tri mandate. Ai vdiç në moshën 65-vjeçare.

/GazetaSinjali/