image Konjufca propozon që këtë vit të mos aplikohet në Interpol: Gjendja nuk është shumë optimiste

Kosovë

Qeveria/ Konjufca propozon që këtë vit të mos aplikohet në Interpol: Gjendja nuk është shumë optimiste

news image

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka propozuar që Kosova të mos aplikojë në Interpol këtë vit.

Konjufca tha se sipas burimeve të ministrisë, Kosova ende e mban pozicionin e njëjtë mbështetës për anëtarësimin në Interpol, në mos edhe më të keq, shkruan Gazeta Sinjali.

“Është një çështje e ngutshme, është lënda aktive për aplikim e Kosovës në Interpol që do të aktivizohet shumë shpejtë. Sipas analizave të brendshme të ministrisë që përfaqësoj, gjendja nuk duket shumë optimiste krahasuar me vitet e kaluara. Me thënë të drejtën Kosova nuk ka ndryshuar pozicion sa i përket mbështetjes, nëse krahasohen votimet me dy vitet e kaluara, kështu që ne do të marrim një vendim, sipas analizave, sipas të gjitha parametrave Kosova do të kishte të njëjtin rezultat po të aplikonte edhe këtë vit”, tha Konjufca.

Ai ka thënë se propozimi është mirë të bëhet vitin e ardhshëm.

“Propozohet që të jetë një takim në vitin e ardhshëm, që është shumë më i përshtatshëm për ne për vendin ku mbahet që është në Turqi ku do të mund të ndodhte një punë më e madhe, sepse e kemi trashëguar një gjendje të rëndë dhe neve na ka ndodhë dështimi i votimit për anëtarësim të Kosovës në Interpol. Më duket se me 1 ose 2 mars vetëm kjo çështje vendoset, ne duhet t’i lajmërojmë institucionet përkatëse që Kosova nuk do të aplikojë këtë vit, kjo sipas burimeve është këshilla e miqve tanë”.

“Propozoj që të shqyrtohet kjo dhe të dalim me një vendim, meqenëse është e rëndësishme të mos dështojmë, sepse dështimet nuk po janë të mira për Republikën”, ka thënë Konjufca.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se do ta trajtojë këtë çështje me urgjencë. /Gazeta Sinjali/