Glauk Konjufca nga Vetëvendosje, në emisionin Debat në RTK, ka folur për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë.
Albin Kurti është në moshë ideale për kryeministër, ka thënë Konjufca. Ai ka thënë se Kurti është person shumë sistematik dhe përgatitja e tij e bën atë ideal për kryeministër.
“Në fushatë zgjedhore, këto do të jenë zgjedhje ku kandidati për kryeministër do ta ketë rolin shumë më të madh sesa programi politik”, ka thënë ai.
“Në këto zgjedhje do të redukotohet gara më shumë në garë për kryeministër. Mendoj që do të garojnë katër kandidatë për kryeministër, dhe duke i njohur ata, besoj fort që Albin Kurti do ta ketë përparësinë e padiskutueshme”, është shprehu ai.