image Konjufca për takimin me Kearns: Mora konfirmimin se mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën do të vijojë

Politikë

Konjufca për takimin me Kearns: Mora konfirmimin se mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën do të vijojë

news image

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, është deklaruar pas takimit të djeshëm me deputeten britanike Alicia Kearns, për të cilën tha se e falënderoi për vizitën në Kosovë që dëshmon afirmimin e bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve.

Konjufca njoftoi se Kearns i ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e saj të madhe dhe të vendit të saj që në këto kohë të vështira për vendin.

Ndër tjera, Konjufca tha se me të biseduan edhe për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku nga Kearns i është konfirmuar mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën.

“Ritheksova se prania e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës si dhe në rajon është e një peshe të pazëvendësueshme për sigurinë, stabilitetin dhe përbën garanci ekuilibruese në dinamikat e aktualitetit të brishtë, siç edhe për një të ardhme me vizion të gjerë. Raportet mes dy vendeve tona janë shembullore dhe ne u pajtuam se forcimi i këtij bashkëpunimi në çdo fushë mbetet prioritet, ndërsa angazhimi ynë për këtë vazhdon të jetë i palëkundur.

Me znj. Alicia Kearns biseduam edhe për ngjarjet e fundit të Banjskës, ku mora konfirmimin se mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën do të vijojë të jetë e fuqishme. Aktet e agresionit nga Serbia përmes grupeve terroriste nuk është kërcënim vetëm për Republikën e Kosovës, por vendos në pikëpyetje stabilitetin e të gjithë rajonit. Qëndrimi i prerë sot në emër të vlerave të demokracisë është sigurimi i paqes dhe përparimit të nesërm”, tha Konjufca.

https://www.facebook.com/GlaukKonjufca1981/posts/pfbid01DoNYYf2rMj52Gf9mx1mwNS5JVLQqYJPs6BwiKPeYzGGokgYP2z5CM1J6sBbA1BJl?cft[0]=AZUxR72rS0DXPzDfbfRIY7ucr3ch40HBp3ig46sJy1q94Q7e7Ur-4xeJlP-MTwZns4z-rCjR2WyAcyyV86JxBI0y8J5g1GWn5ZpULysB9adPdnStcU9faS-UEq6neGYcFeTwWdfm9JWdb6Izy5ta1kbIlbFq6q1elt6PsKPKuYYzSgnHllmm5tB7VBnfRY-PBPg&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/