Pasditen e sotme, në Ankara të Turqisë është raportuar për një sulm, të cilin autoritetet atje e cilësuan si terrorist.
Nga ky sulm në ambientet e agjencisë shtetërore turke të aviacionit të hapësirës ajrore dhe mbrojtjes TUSASH, raportohet të kenë mbetur katër persona dhe dy nga sulmuesit.
Për rastin ka reaguar edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
“Sulmi i sotshëm në Turqi është shokues dhe e dënojmë në mënyrën më të ashpër”, ka shkruar Konjufca.
Reagimi i plotë:
Sulmi i sotshëm në Turqi është shokues dhe e dënojmë në mënyrën më të ashpër.
Qëndrojmë pranë aleatit tonë, Turqisë, popullit turk dhe të gjithë atyre që humbën më të dashurit e tyre nga ky akt i papranueshëm terrorist.
Uroj shërim sa më të shpejtë për të plagosurit dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave!