image Konjufca për ofertën e Haradinajt: VV nuk hyn në kurrfarë pazari për presidentin, është gabim bile edhe e neveritshme

Politikë

Konjufca për ofertën e Haradinajt: VV nuk hyn në kurrfarë pazari për presidentin, është gabim bile edhe e neveritshme

news image

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca i është përgjigjur kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt, pasi ky i fundit tha se nëse VV-ja thotë se e votojnë kandidaturën e tij për president tash, do të ia kthenin votën në të ardhmen.

Konjufca u shpreh se kjo është e neveritshme dhe se LVV nuk hyn në kurrfarë pazari për postin e presidentit.

“Ramushi e dha një koncept të votës veresi. Unë konsideroj që për këtë temë as nuk duhet të bëhen pazare, pasi ajo që ka nevojë Kosova është një qeverisje e re. Një qeverisje që ju ka ndërpre jeta në mënyrë makabre në mars të këtij viti. LVV mendon që duhet të kemi zgjedhje të reja në vend. LVV nuk hynë në kurrfarë pazari për presidentin, është gabim bile edhe e neveritshme”, ka thënë Konjufca në T7.

Ndryshe, Haradinaj kishte deklaruar se u ka bërë një ofertë Lëvizjes Vetëvendosje dhe PDK-së në këmbim të votës së tyre që ky i fundit të zgjidhet president i Kosovës. /Gazeta Sinjali/