image Konjufca për Haradinaj - Stubllën: Ajo është ministre aksidentale, ka ardhur aksidentalisht aty

Politikë

Konjufca për Haradinaj – Stubllën: Ajo është ministre aksidentale, ka ardhur aksidentalisht aty

news image

Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka thënë se pasardhësja e tij në këtë pozitë, Meliza Haradinaj – Stublla, është ministre aksidentale, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas tij ajo është bërë aksidentalisht ministre nga asistente, pasi që “i ka ardhur rendi”.

“Nuk dua të merrem shumë me të. Ajo është ministre aksidentale. Ka ardhur aty aksidentalisht. Ka qenë asistente aty diku dhe i ka ardhur rendi”, ka thënë ai…Po ju tregoj një rast. Ajo më akuzoi mua për pezullimin e antarësimit në Interpol. Unë e kam bërë këtë. Kam pasur informacione që nuk kemi votat e nevojshme. Por ka edhe diçka. Ministrja nuk e din që këtë vendim e ka marrë dy herë radhazi edhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj. Kjo tregon shumë për të. Nuk dua të vazhdojë të flasë më shumë”, ka thënë Konjufca në T7./Gazeta Sinjali/