image Konjufca për deputetët që mungojnë në seancë: "Me ua heq mëditjet, nuk i nxen salla"

Politikë

Konjufca për deputetët që mungojnë në seancë: “Me ua heq mëditjet, nuk i nxen salla”

news image

Pa rifilluar seanca e Kuvendit, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca u tha disa fjalë deputetëve që sa kishin hyrë në sallë.

Ai ka kërkuar nga deputetët e pranishëm që të thërrasin kolegët e tyre pasi në sallë janë vetëm 46 deputetë.

“Mobilozohuni, thirrni kolegët se vetëm 46 deputetë jemi, bëhuni më aktivë”, tha Konjufca.

Konjufca gjithashtu u tha se “Po pritoj me përmend fjalinë heqja e mëditjeve se nuk i nxen salla masnej”.

/GazetaSinjali/