Nga ora 09:00 te Teatri Kombëtar i Kosovës, kanë filluar homazhet në nderim të artistit, Rasim Thaçi – Cima.
Ushtruesi i detyrës së presidentit, Glauk Konjufca pas homazheve ka folur para mediave, duke thënë se Cima “na ka shoqëruar edhe në kohën e zymtisë së okupimit.”
“Jemi këtu për të ia dhënë lamutmirën e fundit artistit tonë të popullit. Ai ka qenë pjesë e pandashme e familjeve tona, sidomos për ne që jemi. Ka qenë e pamundshme me pritë Vitin e Ri, e ai mos me qenë mysafiri jonë, i pashmangshëm. Na ka shoqëruar edhe në kohën e zymtisë së okupimit. Ai do të kujtohet gjithmonë nga populli ynë. Edhe humori i ditëve të sotit është shumë i ndikuar prej asaj që e bënin treshi përsheshi”, tha Konjufca.
Cima vdiq dje pas infektimit me koronavirus.
Artisti do të varroset sot në varrezat e fshatit Vukovc të Drenasit. Cermonia e varrimit do të mbahet prej orës 13:00.