image Konjufca: S’kisha pasë dëshirë me mendu që Vuçiqi mund ta çojë Kosovën në zgjedhje kur të dojë

Politikë

Konjufca: S’kisha pasë dëshirë me mendu që Vuçiqi mund ta çojë Kosovën në zgjedhje kur të dojë

news image

Pas dorëheqjes së dhjetë deputetëve serbë nga Kuvendi i Kosovës, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca ka theksuar se me këtë ngjarje nuk ka nodhur kurrfarë rrezikimi i rendit kushtetues dhe nuk dallon nga dorëheqjet e deputetëve të tjerë.

Sipas tij është hera e parë që një grup parlamentar dorëhiqet dhe me këtë nuk rrezikohet rendi kushtetues, pasi ata zëvendësohen.

“Do t’i drejtohem presidentes dhe ajo do t’i drejtohet KQZ-së të caktohen kandidatët tjerë në listën pritëse, e nëse as ata nuk marrin pjesë vazhdohet me procedura tjera me plotësimin e vendeve të lira”, tha Konjufca.

Kryeparlamentari më tej theksoi se nuk është anti-kushtetuese pse do të jenë 110 deputetë dhe nuk ka krizë kushtetuese. 

“Nuk kisha pasur dëshirë me mendu që Aleksandar Vuçiqi, mund ta çojë Republikën e Kosovës në zgjedhje kur të dojë. Këtu të jemi të qartë. Nëse ky ka qenë qëllimi i Serbisë dhe Vuçiqit që të shkaktojë në Kosovë zgjedhje apo ndonjë lloj destabilizimi, atëherë mendoj që kjo jo vetëm që nuk është e mundshme, por besoj që edhe i gjithë spektri politik është i bashkuar në Kosovë që kjo është e palejueshme dhe e patolerushme”, tha Konjufca.

Kryeparlamnetari shpreson të ketë edhe me opozitën si mazhoranc një pajtueshmëri që ky do të ishte seriozisht një cenim serioz i themeleve të funksionalitetit të shtetit të Kosovës.

“Unë nuk e përjashtoj që Vuçiqi, dhe Serbia e Daçiqi e ata tjerët mund të kenë qëllime të tilla, mendoj që përball qëllimeve të tilla duhet ta kemi një konsensus kombëtar, elementar të mos biem pre e këtyre përpjekjeve të cilat nuk i përjashtoj”, theksoi Konjufca.

Kryetari i Kuvendit më tej shton se çfarë po shohim ditët e fundit me dorëheqjet, bllokadat e sabotimet e serbëve nga të gjitha institucionet, të gjitha janë një orkestrim i dirigjuar nga Aleksandar Vuçiqi e Serbia.

Ai tha se Kosova po i zbaton ligjet e saj dhe përpjekja e Vuçiqit është ta krijojë një republikë serbe në Kosovë dhe kjo nuk është befasi.

Serbia e ka vetëm një qëllim ta krijoj një lloj shteti brenda Kosovës dhe ky qëllim është nga 12 qershori i vitit 1999”, tha Konjufca.

Sipas tij Serbia  e ka marr mesazhin nga ShBA e shtete tjera se nuk mund të ketë republikë serbe në Kosovë.

Pas dështimit të planit A  për krijimin e republikës serbe në Kosovë, ka nisur pani B me dorëheqje.

/GazetaSinjali/