image Konjufca njofton se i ka dërguar në Kushtetuese amendamentet për vettingun

Drejtësi

Konjufca njofton se i ka dërguar në Kushtetuese amendamentet për vettingun

news image

Kreu i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka njoftuar se pas përfundimit të punës së Komisionit Ad Hoc për vettingun në sistemin e drejtësisë, sot, i ka përcjellë amendamentet Kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese për të marrë përgjigje nëse të njëjtat janë në përputhje me Kapitullin II të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

“Jam i gëzuar që reforma në drejtësi është në rrugë të mbarë. Vetëm përmes saj Republika e Kosovës do të jetë shtet i së drejtës dhe do të kthehet besimi i qytetarëve në institucionet e drejtësisë. I falënderoj anëtarët e Komisionit Ad Hoc, përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë dhe institucioneve të drejtësisë, partnerët tanë dhe ekspertët për punën e tyre në këtë proces të rëndësishëm,”- ka shkruar Konjufca.

/GazetaSinjali/